“Je diktator”/ Djali i Netanyahut përplaset me Erdoganin: Jeruzalemi do jetë kryeqyteti ynë edhe 3 mijë vjet


Konflikti në Gazë ka ashpërsuar tonet edhe mes Izraelit dhe Turqisë. Pas akuzave të zyrtarëve turk se Izraeli është kthyer në shtet terrorist dhe se Jeruzalemi i përket Palestinës, Yair Netanyahu , djali i kryeministrit të Izraelit, u përplas me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në një postim në rrjetet sociale, ai jep “mësime historie” dhe e quan diktaktor Erdoganin. Yair Netanyahu shkruan se Turqia ka kryer gjenocid ndaj të krishterëve grekë dhe armenëve.

“Për të gjithë turqit që më ndjekin këtu: Një mësim të shpejtë për historinë. Ju nuk jeni vendas në Anadoll, keni ardhur nga Azia Qendrore dhe keni kryer gjenocid ndaj popullatës lokale greke të krishterë. Stambolli është në fakt Kostandinopojë dhe ju e morët atë në mënyrë të paligjshme. Ju gjithashtu keni kryer gjenocid ndaj armenëve. Ju tani pushtoni në mënyrë të paligjshme Qipron veriore, Sirinë veriore dhe Kurdistanin. Vendi juaj drejtohet nga një diktator që dëshiron të rimarrë dhe shtypë botën arabe si në ditët e Perandorisë Osmane.”

Më herët, Zv.presidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se Izreali është kthyer në një shtet terrorist

Ai kërkoi dhënien fund të konfliktit, ndërsa theksoi se Palestina është një shtet i lirë dhe se Izraeli nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar këtë.

“Shteti i Izraelit për fat të keq është kthyer në një shtet terrorizmi. Unë shpresoj që kjo shtypje të marrë fund. Çfarëdo që ata të bëjnë, toka palestineze dhe Mesxhid al-Aksa u përkasin muslimanëve, palestinezëve. Jeruzalemi u përket palestinezëve dhe Palestina do të marrë vendin e saj të duhur si një shtet i pavarur. E gjithë bota duhet ta respektojë këtë. Unë them posaçërisht për botën islame, ne jemi përgjegjës për të bërë atë që është e nevojshme, jo për të dënuar. Prandaj, uniteti dhe solidariteti në botën islame fatkeqësisht nuk është në nivelin e dëshiruar. Shpresoj që Fiter Bajrami të çojë në zgjimin, ringjalljen tonë dhe unitetin dhe solidaritetin brenda vetes.”/Gazeta SHQIP