“Je bërë si fëmijë, sikur ke një mijë halle në kokë”, Kiara ankohet për sjelljen e Luizit ndaj saj


Çifti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito prej ditësh janë distancuar me njëri-tjetrin.E gjitha nisi nga një lojë ku Kiara tha se u ndje keq nga reagimi i Luizit, i cili për të fituar lojën e bllokoj në një hapësirë të ngushtë në banjo.

E gjithë kjo situatë morë përmasa më të mëdha duke ju komentuar edhe si dhunë gjatë spektaklit të kaluar, kjo ndikoj që ata të jenë të ftoftë ndaj njëri-tjetrit ndonëse në disa raste provuan të sqarohen.Kjo ka bërë që Luizi, që njihe si ndër banorët më aktiv në shtëpinë e famshme të jetë më i qetë dhe më i larguar nga pjesa tjetër e konkurrentëve.

Gjendja e tij e ka penguar jo pak Kiarën, e cila këtë pakënaqësi e foli sërish me këngëtarin duke i thënë madje se i duket ‘si fëmijë’.

“Për çfarë u mërzite, hiqe pjesë time je mërzitë me ndonjë gjë tjetër apo nuk e flet dot, qyqja qesh more burrë je bërë sikur të kanë rënë një mijë halle në kokë, mos u bë si fëmijë nuk ta them më vazhdo të qëndrosh ashtu, çfarë të them unë”, i tha Kiara-Luizit.

Në anën tjetër, Luizi ka insistuar se e vetmja gjë që po e mërzit është pikërisht ajo dhe do të jetë në gjendje të tillë derisa të sqarohen.

Theksojmë që dyshja prej javësh kanë shijuar romancën brenda shtëpisë së BBVA pas një ‘martese’ të organizuar në kuadër të lojës që solli edhe puthjen e parë mes tyre.