Gazetari Vasko Eftov në emisionin e tij të fundit “Vo Centar” , kishte të ftuar historianin e ashtuquajtur shqiptarë nga Shqipëria, Olsi Jazexhiju . Që në fillimin e emisioni gazetari albanofob paralajmëroi se ky emision do të jetë shokues për opinionin.
Me vetë deklaratën e tij Eftov, la të kuptohet se i ashtuquajtur historiani shqiptarë Jazexhiu, është nën dirigjim. Ashtu siç flitet në opinion historian Jazexhiu , është nën dirigjim nga qendra Ruso-Serbe.
Por ajo që dëgjuam, na fyen rëndë si shqiptarë, andaj edhe reagojmë për të mos lejuar që një figurë si Skënderbeu, të jetë në ndonjë moment e nëpëkëmbur nga persona me agjenda të dirigjuara.
Historiani Jazexhiu duhet të mbaj përgjegjësi publike për atë që tha mbrëmë në emisionin “Vo Centar”.
- Jazexhiut i kujtojmë thënjen e Fan Nolit “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.
Në 550 vjetorin e Skenderbeut, Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore në Shkup botoi librin me kumtesa, “Shkupi për vitin e Skenderbeut 1469- 2018), ku ka marrë pjesë personalitet të shquara, edhe atë si historiani Vllado Poposki , drejtori i Institutit të Historisë Nacionale, akademik Dragi Gorgiev, David Hoosalfolk, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante, Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve si dhe shumë personalitete të tjera të cilët e madhështojnë figurën e tij!
Më poshtë ju sjellim pjesë nga shkrimet e të lartëpërmendurve:
VLLADO POPOVSKI Historian, Shkup
Madhështia e aktit heroik të Skënderbeut, në një pjesë, është e përfshirë në porosinë e Republikës së atëhershme të Raguzës. Në të thuhet: “Ju, me të vërtetë, me një ushtri të vogël kundërshtuat atë ushtri të madhe turke, i ruajtët qytetet dhe kalatë tuaja kundrejt vërshimit dhe peshës së gjithë asaj armate turke… Për gjithë atë gatishmëri dhe aksion tuajin, Ju do të shpërbleheni para të Gjithëfuqishmit… Tek të gjithë mbretërit dhe princat e tërë botës do të keni famë të pavdekshme…Bëhuni pasqyrë dhe shembull për të gjithë princat.
Jetësimi i heroizmit së Skënderbeut, të cilën e ndanin edhe mjediset maqedonase, veçanërisht ata të Maqedonisë Perëndimore, si ndër- varshmëri kulturore dhe valorizuese me popullin e afërt shqiptar, e bazon bashkëpunimin disa dekadash të Lëvizjes ÇlirimtareMaqedonase me lëvizjen e të njëjtit lloj tek populli shqiptar.
DRAGI GJORGIEV Drejtor i Institutit të Historisë Nacionale – Shkup
Për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, heroin më të njohur shqiptar dhe ballkanik nga koha e pushtimit osman të Gadishullit Ballkanik në shekullin XV, janë shkruar një numër i madh i veprave nga fusha e historisë, prozës dhe poezisë. Në këtë drejtim, nuk bëhet fjalë vetëm për letërsinë e shkruar në Ballkan, por edhe për edhe atë të shkruar në gjithë Evropën, Amerikën Veriore dhe Azi. Deri ku ka arritur popullariteti i tij tregon edhe fakti që vepër letrare e shkruar ~18~ për të ekziston madje edhe në Filipine, një shtet shumë i largët nga vendi ku jetoi dhe veproi. Në këtë kuptim hero tjetër i vetëm nga këto hapësira, me të cilin mund të krahasohet për kah popullariteti i tij gjithsesi se është Leka i Madh, sipas të cilit Gjergji e ka marrë emrin e tij- Skënderbeu.
Skënderbeu mbetet heroi më i madh i popullit shqiptar, por në të njëjtën kohë mbetet edhe njëri nga heronjtë më të mëdhenj që është paraqitur në skenën historike ë Ballkanit dhe Mesdheut Lindor. Është një hero, që mund të jetë urë që lidh disa kombe bashkëkohore ballkanike, ndërsa para së gjithash kombin maqedonas dhe shqiptar. Ajo që mund të zbulohet në pluhurin e shtresuar të mesjetës, mund të jetë udhërrëfyes në shekullin e ri.
DAVID HOSAFLOOK Drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante
Më 1508, me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Barleti shkroi të parën biografi për Skënderbeun, në latinisht: Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarvm principis (Historia e jetës dhe veprave të ~35~ Skënderbeut, princit të Epirit). Pushtimi i Kostandinopojës më 1453 e pastaj përparimi i shpejtë i osmanëve, deri në rrethimin e Vjenës më 1529, e tronditi Europën. Kështu, nuk do shumë imagjinatë për të kuptuar përse evropianët do të rrëmbeheshin nga historia e një komandanti dhe udhëheqësi politik shqiptar, i cili kishte luftuar kundër osmanëve me sukses. Rrjedhimisht, vepra e Barletit u përkthye dhe u botua në gjermanisht (1533), italisht (1554), portugalisht (1567) dhe polonisht (1569). Nëpërmjet këtyre përkthimeve, fama e Skënderbeut u përhap masivisht në Europë.
SKENDER ASANI Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup
Dimensioni i tretë dhe mbase i fundit është Skënderbeu si hallkë e jonë me Perëndimin. Duke bashkëpunuar me qendra të ndryshme të Perëndimit dhe e duke e ndihmuar, veçanërisht, princin e Napolit, Skënderbeu na bëri shenjë se nga duhet të jetë orientimi jonë në të ardhmen. Shikuar në aspektin diplomatik, miqësia me Vatikanin dhe admirimi që gëzonte ai në Perëndim ishin dëshmi se shqiptarët janë një komb europian dhe se ata një ditë do ‘i ktheheshin kontinentit mëmë. Dhe, derisa sot shqiptarët në Ballkan, pavarësisht se në cilat shtete gjenden, e kanë marrë këtë mesazh saktë dhe qartë, duke qenë unikë e të pakompromistë se Europa është strumbullari i shqiptarisë së shekullit të ri, Skënderbeu mund të mburret se ai qysh në mesjetë na kishte dhënë udhërrëfyesin më të mirë për prosperitetin dhe mirëqenien tonë. Marrë në përgjithësi, do të më lejoni të konstatoj se Skënderbeu është figura që sot u flet shqiptarëve përmes unitetit të kombit dhe përmes kultivimit të gjuhës e kulturës kombëtare.
http://www.pacensure.com/2018/04/23/albanofobi-eftov-fyen-rende-shqipetare-ne-shqiperi-trajnohet-mbi-3000-terrorist/