Javën e ardhshme skrining i të punësuarve në kopshtet e Tetovës

Institucioni publik komunal kopshti i fëmijëve “Mlladost” – Tetovë bashkë me institucionet shëndetësore më 26 dhe 27 maj do të bëjnë skrining për edukatoret dhe përkëdhelëset e punësuara që të hetohet se a ka të sëmurë nga koronavirusi para fillimit me punë dhe pranimit të fëmijëve.

Institucioni ka 137 të punësuar të cilët do të ndahen në dy grupe në dy ditë për konfirmimin e pranisë së virusit.

“Në ndërkohë bëmë anketë me prindërit dhe hulumtimi tregoi se rreth 20 për qind ose rreth 150 fëmijë do të vazhdojnë prej 1 qershorit t’i sjellin në kopshtet për kujdes ditor. Ne sipas rekomandimeve i ndërruam të gjithë shtretërit për fjetje. Dorëzuam të dhëna deri te Ministria për marrjen e termometrave digjitalë. Edhe pse nuk punohet, rregullisht bëhet dezinfektim dhe deratizimi që të ketë kushte më të mira për qëndrim të fëmijëve”, deklaroi Ramie Dauti, drejtoreshë e institucionit publik.

Ajo informoi se në objektin e kopshtit Teteks po realizohen punë ndërtimore për renovimin e fasadës.