Java e modës në Paris, shfaqet koleksioni i fundit i Karl Lagerfeld

Java e Modës ne Paris ngjiti në pasarelë koleksionin më të fundit të Karl Lagerfeld, i cili u nda nga jeta muajin e kaluar.

Në javën e modës në Paris, u ngjit në pasarelë koleksioni i fundit vjeshtë– dimër 2019, i stiluar nga Karl Lagerfeld, para vdekjes se tij muajin e kaluar.

Shfaqja e Grand Palais ofroi shumë emocionale. Një nga momentet më emocionale ishte në hapje të shfaqjes ku u mbajt 1 minutë heshtje për t’i thënë “lamtumirë Karl Lagerfeld”.

Sfilata u zhvillua në një pistë patinazhi ku sfondi dukej spektakolar dhe modelet ecnin në ambientin e mbuluar nga dëbora.

Pjese e këtij koleksioni ishin xhaketat sportive dhe syzet, por ato që ranë më shumë në sy ishin pllushat shumëngjyrësh që mesa duket do të jenë më të preferuarit e stinës së dimrit.