Jashari: Organizata arabe ofruan investime në kompleksin në Prekaz, vetëm të themi se Adem Jashari ka lu*ftuar për fe

Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari, njëherit kryetar i Skenderajt, ka treguar se si organizatat arabe pasl*ufte kanë shkuar tek familja e tyre dhe kanë shprehur gatishmërinë që të investojnë në Kullat që të bëhen muze, por me kushtin që në hyrje të kompleksit të shkruhet që Adem Jashari ka luf*tuar për fe.

“Kanë ardh paslu*fte shoqata, organizata jo qeveritare nga shtetet arabe te familja dhe kanë thënë jemi të gatshëm me bërë kompleksin një nga muzet më të bukura në botë, me të vetmin kusht që në hyrje të kompleksit të shkruhet se Ademi ka lu*ftu për fe”, ka treguar Jashari.

Ai tha për ‘reporterin’ se Adem Jashari dhe çdo shqiptarë në lu*ftën e fundit nuk kanë kapur armët për fe por për liri.
“Jo Ademi, por asnjë shqiptar e sidomos në lu*ftën e fundit nuk kane l*uftu për fe, por për liri”, ka deklaruar ai.