Japonia vendos masa të reja kufizuese para fillimit të Lojërave Olimpike i ri


Japonia ka bërë të ditur se do të ketë masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, vetëm tre muaj para se të fillojnë Lojërat Olimpike.
Përveç Tokios, këto masa do të jenë edhe për Osaka, Kyoto dhe Hyogo.
Qeveria ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë për dy javë. Sipas tyre, kjo periudhë është e shkurtër, por pritet të këtë rezultate, njofton BBC.

Nga këto masa baret do të kërkohet të mbyllen dhe ngjarjet e mëdha sportive do të mbahen pa prezencën e spektatorëve.
Kryeministri japonez, Yoshihide Suga, deklaroi se masat do të hyjnë në fuqi nga e diela dhe do të zgjasin deri më 11 maj.

Kjo është gjendja e tretë e jashtëzakonshme në Japoni që nga fillimi i pandemisë.
“Unë sinqerisht kërkoj falje për shkaktimin e problemeve për shumë njerëz përsëri. Kam frikë se numri i madh i rasteve do të përhapet në të gjithë vendin nëse nuk marrim masa kufizuese “, ka thënë kryeministri japonez, në një konferencë për media.