Në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, vjen investim prej 60.635 euro nga Ambasada e Japonisë në kuadër të Grant Programit për Projekte të Vogla dhe Siguri Njerëzor, që u nënshkrua sot nëKomunën e Gostivarit. Me këtë projekt janë siguruar fonde për furnizimin e një printeri digjital për radiografi, me ç’rast synohet rritja e cilësisë së punës në Repartin e radiologjisë. Ambasadori Hironori Savada ka nënshkruar marrëveshjen e grantit, ku morën pjesë edhe kryetari i komunës, Arben Taravari dhe drejtori i Spitalit, Jakup Jakupi.
“Në një kohë kur bota po përballet me një nga krizat më të mëdha shëndetësore me pasoja të rënda socio-ekonomike, kjo ndihmë nga Ambasada e Japonisë, e cila është pjesë e Programit të Grantit për Projekte të Vogla të Sigurisë Njerëzore (GGP) është më se e mirëpritur. Ndihma e cila përmbanë një roentgen aparat digjital do të kontribuojë dukshëm në forcimin e kapacitetit të Spitlait të Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar dhe do të lehtësojë punën e profesionistëve shëndetësore të cilët janë në linjën e parë të betejës kundër pandemisë. Në emrin tim personal dhe të qytetarëve të Gostivarit, dëshirojë të shpreh mirënjohjen time për popullin japonez dhe ambasadorin Hironori Savada”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Projekti për përmirësimin e pajisjeve mjekësore të për Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, është granti i pestë në kuadër të këtij programi gjatë vitit 2021, tha ambasadori japonez Savada.
“Ky është granti i pestë i nënshkruar për këtë vit në kuadër të Programës për Projekte të Vogla dhe Siguri Njerëzore, I njohur si GGP – programa. Japonia do të sigurojë aparat retgeni për Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Shpresojë se aparati i ri digjital dhe modern do të mundësojë shërbim mjekësor me kualitet të lartë, përmes diagostikimit preciz për nevojat e pacientëve, qytetarët e Gostivarit”, tha ambasadori i Japonisë, Hironori Savada.
Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, tha se kjo është hera e dytë që ata si institucion ndihmohen nga Ambasada e Japonisë. “Në vitin 2002 me disa aparate mjekësore, e tani edhe me këtë donacion me vlerë 60.635 euro që paraqet aparat RTG digjital, na keni pajisur me teknologji më moderne në mjekësi”, tha mes tjerash drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, Jakup Jakupi.