Japonia dhuroi mbi 500 mijë euro për institucionet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut


Në shkurt dhe mars të vitit 2021, ambasadori i Japonisë Savada Hironori ka nënshkruar dhjetë grant marrëveshje për ndihmë në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore (GGP) me qëllim përmirësimin e nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.

Nga Ambasada e Japonisë thonë se 10 GGP projektet kanë për qëllim ta mbështesin Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me krizën e COVID-19, kurse secili institucion do të fitojë financim të ndryshëm sipas nevojës, si më poshtë:

Klinika universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup për furnizimin me makinë për mbetjet medicinale, në vlerë prej 65.801,00 €
Spitali i përgjithshëm i qytetit „8 Shtatori“ për furnizim me ultrazë për diagnostikim të karcinomit, në vlerë prej 60.985,00 €
Shtëpia e shëndetit Shkup për furnizim me pajisje për ndihmë urgjente për automjetet e ndihmës së shpejtë dhe ndërrimet e natës, në vlerë prej 40.420,00 €
Spitali i përgjithshëm Dibër për furnizim me radiograf, në vlerë prej 34.576,00 €
Spitali i përgjithshëm Kumanovë për furnizim me sistem për ultrazë, në vlerë prej 54.094,00 €
Spitali i përgjithshëm Gostivar për furnizim me radiograf, në vlerë prej 60.635,00 €
Spitali i përgjithshëm Koçani për furnizim me ultrazë dhe monitor për rrahjet e zemrës fetale për repartin e gjinekologjisë, në vlerë prej 47.863,00 €
Spitali i përgjithshëm Gjevgjeli për furnizim me radiograf, në vlerë prej 60.698,00€

Ndihma e përgjithshme në kuadër të Programit për projekte të vogla për siguri njerëzore këtë vit arrin mbi 540.000 euro, dhe njëherit është vlera më e lartë e fituar që nga fillimi i implementimit të programit në Maqedoninë e Veriut në vitin 1996.