Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev deklaroi se zgjedhjet duhet të ketë dhe do të ketë, por jo me çmim të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
“A do të ndodhin në korrik, gusht apo shtator, këtë duhet ta thonë numrat e të infektuarit dhe personat e vdekur. Me këtë s’ka kalkulime”, tha Janushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se se pushteti flet për datë për zgjedhje në kohën kur, sipas tij, duhet të mbrohen qytetarët.
“Sot vdiqën tre persona dhe 38 të tjerë janë infektuar. Të hymë në fushatë pas dy apo 5 ditë pas kësaj duhet të rrezikohemi të gjithë dhe kjo është e papranueshme”, tha Janushev.