Janushev: Kërkojmë ndarje urgjente të fondit prej 10 milionë euro për blerje të pajisjeve mbrojtëse

Në momentet kur jemi në shtëpitë tona dhe kur në fuqi janë masat e parandalimit të virusit korona personeli mjekësor, mjekët, infermieret janë heronjtë e kohës sonë.

Pa ta – luftën me virusin korona do të kishim humbur. Ata janë njerëz të cilët jetën e tyre e rrezikojnë që ta shpëtojnë tonën.

Si vend duhet të qëndrojmë mbi grindjet e përditshme partiake dhe të tregojmë seriozitet njejtë si edhe mjekët dhe personeli mjekësor me përkushtim shumë të madh luftojnë për jetët e njerëzve. Në atë betejë mundemi vetëm të ndihmojmë.

Që të ndihmojmë duhet t’i pranojmë mangesitë e sistemit tonë. Personeli mjekësor po përballet me mungesë të pajisjeve mbrojtëse. Mjekët dhe infermieret nuk kanë skafanderë edhe gjatë pandemisë me sëmundjen infektive veprojnë si në kushte normale…mungojnë edhe maska dhe doreza Mjekët dhe personeli mjekësor janë thjeshtë duarbosh, ndërsa shëndeti i tyre është vendosur në rrezik. Kjo na bën më të ndjeshëm si shtet.

Republika e Maqedonisë ka kapacitet të kufizuar të mjekëve dhe personelit mjekësor. Nuk guxojmë të lejojmë të vazhdojë trendi i mjekëve të sëmurë. Nuk guxojmë të vijmë në situatë që të mos ketë kush të na shërojë.

Nëse vazhdon rritja e të infektuarve ndërmjet mjekëve, do të vihet në pikëpyetje funksionimi i gjithë sistemit shëndetësor dhe funksionimi i tij normal.

Kërkojmë ndarje urgjente të fondit prej 10 milionë euro i cili do të jetë i dedikuar për furnizim të pajisjeve mbrojtëse.

Niveli i pajisjeve mbrojtëse duhet të plotësohet vazhdimisht, deri në fund të krizës.

Solidaritet drejtë personelit mjekësor duhet të ketë. Mjekët dhe personeli mjekësor meritojnë trajtim me përgjegjës nga ana e shtetit.

Jini me shëndet të mirë respektoni rekomandimet dhe të gjithë të sillemi me përgjegjësi sepse secila jetë vlen.

Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.