Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha e ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe i ka uruar çdo sukses në kryerjen e saj.
Ai është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dy popujve, dhe ka siguruar kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian.