Jankulloska: Më 27 prill, me Milen hëngrëm dhe biseduam për tema me interes për ne

Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dëshmoi rreth ndërhyrjes në Parlament më 27 Prill. Jankullovska theksoi se vendimi i organeve të partisë në lidhje me protestat nuk është i njohur për të.

“Unë nuk jam në dijeni për vendimeve të atilla kur kam marrë pjesë në seanca dhe nuk kam vërejtur një vendim të tillë nga procesverbali,” tha Jankullovska. E pyetur nga mbrojtja e të pandehurve se çfarë po bënte më 27 prill, ajo tha se ishte në zyrën e saj në parti, ku pranë ishte zyra e Mile Janakievski.

“Mile dhe unë hëngrëm dhe pimë disa herë gjatë ditës dhe biseduam për tema që ishin me interes për ne në atë kohë, asgjë e pazakontë nuk ndodhi në parti,” dëshmoi Gordana Jankullovska. Jankullovska përsëriti se partia kurrë nuk ishte deklaruar zyrtarisht dhe nuk kishte asnjë qëndrim në lidhje me protestat, por tha se ata së bashku në parti shpesh janë mbleshur për të parë lajmet dhe për të komentuar deklaratat e individëve.

“27 Prilli la gjurmë tek të gjithë ne, unë u largova nga shtabi në 5 pasdite dhe shkova në shtëpi, përgatita drekën dhe pashë në TV se çfarë po ndodhte, pastaj një stacion TV transmetoi drejtpërdrejt nga brenda Parlamentit,” shtoi Jankulovska.

E pyetur nëse ajo kishte një komunikim me Spiro Ristovski më 27 prill, Jankulovska u përgjigj duke mohuar. 17 dëshmitarë u thirrën në sallën e gjyqit për seancën e sotme, në rastin “Organizatorët e 27 Prillit.