Janevski: Maqedonia duhet të gjejë zgjidhje si të mbajë turistët


“Maqedonia si destinacion, akoma nuk mund t’i mbajë turistët. Numri i tyre shënon rritje, por gjatësia e qëndrimit të tyre po ulet. Duhet të punojmë në mënyrë më moderne, bashkëkohore, të ofrojmë prodhime turistike shtesë, të promovohemi dhe të ngrisim ndërgjegjen për pagesën e taksës turistike”, kështu ka theksuar drejtori i Agjencisë për Promovimin e Turizmit, Ljupço Janevski.

Në intervistën e tij për AIM, ai thotë se duhet të ofrohet më shumë nga ajo që presin turistët. Sipas Janevskit, ka turistë që së pari mësojnë çfarë është Maqedonia, ndërsa ka edhe prej atyre që nuk ke kanë idenë se ku ndodhet.

“Shumë ngadalë rritemi në drejtim të prodhimeve turistike. Duhet të ofrojmë shtesë, çdo ditë të krijojmë përmbajtje të reja. Subvencionet kanë dhënë efekt, por duhet të ndryshohet modeli. Drejtimi duhet të jetë sektori i turizmit të Maqedonisë”, tha Janevski.

Ai paralajmëroi strategji të re, ndryshime në programin në drejtim të modernizimit të aktiviteteve, si dhe vizitë të gazetarëve të CNN dhe “National Geographical”.