Janevski: Disa anëtarë të së njëjtës familje mund të marrin gjithashtu kupon 6000 denarë…

Janevski: Disa anëtarë të së njëjtës familje mund të marrin gjithashtu kupon 6000 denarë për pushimet verore

Çdo individ që plotëson kushtet për të marrë një kupon veror në Maqedoni, mund të marrë ndihmën e shpallur qeveritare në vlerë prej 6 000 denarëve, plus 3 000 denarë pagese, pavarësisht nëse janë anëtarë të së njëjtës familje, tha kreu i Agjencisë për Mbështetje dhe promovimin e turizmit, Ljupco Janevski, në paraqitjen e tij të sotme në “Magazinën Ekonomike” në Alsat.

Siç tha ai, kuponat në vlerë prej 6 000 denarëve, mund të përdoren vetëm në objektet e akomodimit të kategorizuara dhe hotelet.