Janeva: Po ta dini se çka di nga 660 mijë fajllet, sigurisht nuk do të isha këtu

Ish-kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva ka dhënë një deklaratë të fortë në seancën e sotme gjyqësore ku ajo pati fjalën e fundit në rastin “Reket”.

“PSP-ja të cilën e udhëhoqa katër vite, nga opozita e atëhershme pranoi 660 mijë fajlle me materiale të përgjuara jashtëligjshëm. Po ta dini se çka di unë nga ato 660 mijë fajlle, sigurisht që nuk do të ish këtu, por unë asnjëherë nuk lejova që ato do të dalin në publik. Shpresoj se ato fajlle ende janë në PSP, theksoi Janeva, e cila ngarkohet për keqpërdorim detyre.

Ajo shtoi se fajllet ishin dëgjuar nga tri orë në ditë dhe të gjitha materialet ishin përpunuar.

“Sipas ligjit për PSP prokurorët publikë kanë lirinë dhe pavarësinë e plotë në udhëheqjen lëndëve dhe procedurave”, tha Janeva duke shtuar se nuk ka udhëhequr asnjë nga rastet, të cilat ishin të hapura nga PSP-ja dhe nuk ka pasur asnjë lëndë në zyrën e saj.