Janeva: Me Bojan Jovanovskin nuk kemi biseduar për PSP-në, por për modën dhe dashurinë

Gjykata, me kërkesë të mbrojtjes, e largoi publikun në pjesën e gjykimit ku Katica Janeva dëshmoi për informacione të besueshme për lëndën “Reket” në të cilën është e akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Paraprakisht, Janeva tha se me Bojan Jovanovskin fillimisht disa herë kanë biseduar për marrjen pjesë në emisionet e TV1.Përveç takimeve zyrtare, me Bojanin kanë zhvilluar edhe miqësi joformale dhe pirje të kafesë.

“Me Bojanin më së shumti kemi biseduar për modën, ndërsa kemi folur edhe për dashuri. Ai më pyeste se çfarë të të vesh në emisionet, ndërsa dinte edhe të më kritikojë për veshjen”, deklaroi Janeva.

Kisha dhimbje në shpinë, tha Janeva, dhe kërkova ndonjë mobilie, dhe Bojani më tha se kanë pasur një kompensim me dyqanin për mobilie.

“Ajo mobilie është e imja. E kam paguar dhe për atë nga Bojani kam dokument”, tha Janeva.

Theksoi se me Bojanin asnjëherë nuk kanë biseduar për punën e PSP-së, duke treguar se nëse ka pasur nevojë këtë e ka bërë me prokurorët e PSP-së.