Janeva: Betohem se nuk kam marrë para nga Kamçev

“Me kokën lartë, betohem në fëmijët e mi se nuk kam pranuar nga askush mjete financiare dhe aq më pak nga Orce Kamçev. Janë spekulime se kam marrë para. Kjo vetëm tregon se sa i montuar është ky rast”. Në këtë mënyrë deklarohet ish – kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

Ajo me shumë bindje shprehet se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta priviligjuar Orce Kamçevin.

“Asnjëherë betohem tek fëmijët e mi se nuk kam bërë asgjë për ta privilegjuar Kamçevin. Ky proces është i montuar jo vetëm ndaj meje, por unë kam qenë targeti, edhe ndaj PSP-së. Ky është rasti i montuar nga Orce Kamçev dhe kjo procedurë është bazuar vetëm në pohimet e tij”.

Janeva tregon se Kamçev është paraqitur si i deshmitarë dhe i dëmtuar edhe në lëndë tjera të PSP-së.

Më tej ajo deklaron se për institucionin e PSP kanë punuar pa ndërprerë, në mënyrë që të përndiqen kriminelët.

“Kemi punuar ditë e natë, nuk e kemi ditur kur dhe si do të shkojmë në shtëpi. Prokurorja Lile Stefanova ka punuar pa ndërperë. Aq shumë kemi punuar saqë me të nga zyra në zyrë kemi komunikuar përmes telefonit. A e dini pse jemi në këtë gjendje, sepse i kemi ndjekur kriminelët.

Ndërkaq, zbulon se me skadimit e mandatit të PSP, ju ka propozuar prokurorëve special që lëndët të ia dorëzojnë prokurorisë së rregulltë sepse nuk e duan më PSP-në, mirëpo sipas Janevas ato kanë shpresuar se situata do të rregullohet.

“Ju kam thënë prokurorëve të mi, por nuk më kanë dëgjuar. Ju kam thënë se nuk na duan, nuk na japin punë të punojmë, duan të na burgosin. Ju thosha ti marrim lëndët ti dorëzojmë në Prokurorinë Publike, por nuk më kanë dëgjuar”.