Sot, deri në orën 12:00 në territorin e Shkupit janë vaksinuar 267 fëmijë të moshës parashkollore me vaksinën MRP (kundër fruthit, parotitit dhe rubeolës), informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Prej atje thonë se për dy nga gjashtë të sëmurë nga fruthi është marrë konfirmim laboratorik, ndërsa për dy prej tyre rezultatet kanë dalë negative. Te një prej të sëmurëve janë duke u bërë testime shtesë laboratorike, transmeton Portalb.mk.
“Ministria e Shëndetësisë apelon te të gjithë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Rikujtojmë se ‘ende vlen urdhri që fëmijët e pavaksionuar nuk do të pranohen në çerdhe’, me qëllim që të pengohet përhapja e epidemisë të shpallur në Shkup. Në bashkëpunim me Shëndetin Publik Shkup do të vendosim edhe ndërrime të dyta në poliklinika, ku kryhet vaksinë, gjegjësisht punktet në poliklinikat në Bukuresht, Bit Pazar dhe Jane Sandaski, do të punojnë deri në orën 19:00”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje rikujtojnë se vaksina MRP ka kualitet të lartë. Prodhues është kompania „GlaxoSmithKline“ nga Belgjika