Janë testuar mbi 5 mijë nxënës, 15 kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se tashmë është kryer skriningu në pjesën më të madhe të shkollave. Filipçe tha se nga mbi 5 mijë nxënës të testuar ndaj Covid-19, 15 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Skriningu ka mbaruar në pjesën më të madhe të shkollave në vedn. Janë testuar mbi 5 mijë nxënës, 15 nxënës kanë rezultuar pozitiv me virus”, deklaroi mes tjerash Filipçe.

Ndryshe, skriningu për Covid-19 në shkolla zbatohet në 80 komuna të vendit si dhe qytetin e Shkupit, ku gjithsej do të përfshihen 8,178 nxënës. Ky proces bëhet me qëllim të detektimit të rasteve a simptomatike të virusit korona i cili po ashtu dhe do të vërtetonte nëse virusi ka transmetim të brendshëm nëpër shkolla.