Janë testuar 13 deputetë të AAK’së për COVID 19, Time Kadriaj tregon rezultatet

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga LDK ditë më parë dolën pozitiv me coronavirus. Sot u konfirmua edhe ish ministri Lumir Abdixhiku. Pasi kishin pasur kontakte me deputetët e LDK-së janë testuar të gjithë deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK). Time Kadrijaj, deputete e AAK-së ka deklaruar për Reporteri.net se ajo dhe të gjithë kolegët e saj kanë dalë negativë.

“Po janë testuar 13 deputetët e AAK-së dhe që të gjithë kanë dal negativ ne testimin e tyre. Testimi është bërë për shkak të dyshimit se ata mund të jenë infektuar pasi që normalisht që kemi pas kontakt edhe më deputetët e LDK-së që kanë dal pozitiv” ka thënë Kadrijaj për Reporteri.net.

Ajo u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të kenë kujdes dhe t’i zbatojnë rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik. Kujtojmë se dje katër persona vdiqën, kurse pozitivë me coronavirus dolën 195 persona.