“Nxënësit e pranuar mund të akomodohen në konviktin përkatës duke filluar nga 31.8.2021. Gjatë akomodimit, nxënësit, menaxhmenti dhe punonjësit në konvikte duhet t’iu përmbahen udhëzimeve të caktuara në Protokollin për të vepruar në akomodimin e nxënësve në Konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin shkollor 2021/ 2022”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kandidatët, aplikimet e të cilëve nuk janë pranuar, në tri ditët e ardhshme të punës kanë mundësi të paraqesin ankesë e cila i paraqitet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Rruga Shën Kirili dhe Metodi, Nr. 54, 1000 Shkup).
Sipas konkursit që ishte shpallur për këtë qëllim, të drejtë për akomodim në konvikt e kanë nxënësit që plotësojnë këto kushte: të regjistrohen si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2021/2022; të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut; të jenë regjistruar në programin mësimor që nuk janë të përfaqësuara në komunë, gjegjësisht në qytetin e Shkupit ku nxënësi ka vendbanim të përhershëm; shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi të jetë së paku 25 km larg vendbanimit të përhershëm dhe të ketë të organizuar transport publik; shkolla në të cilën është regjistruar nxënësi të jetë së paku 10 km larg vendbanimit të përhershëm dhe të mos ketë të organizuar transport publik.
“Këtë vit, për herë të parë, nxënësit kishin zgjedhjen të aplikonin për akomodim në konvikt në mënyrë elektronike duke plotësuar një aplikim elektronik dhe duke i bashkangjitur dokumentacionit përkatës https://e-uslugi.mon.gov.mk, ose duke e paraqitur dokumentacionin e kërkuar për konkurrim direkt në konvikt”, informojnë nga MASH. Rezultatet e Konkursit për pranimin e nxënësve në konvikte publike për vitin shkollor 2021/2022 janë shpallur dhe mund të shihen në këtë link.