Janë rritur çmimet e shërbimeve hotelierike në janar

Çmimet e shërbimeve hotelierike në janar janë rritur për 2,4 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, rritje ka te shërbimet për ushqim për 3,3 për qind, pije alkoolike për 2,4 për qind, pije joalkoolike për 0,9 për qind dhe bujtje për 0,3 për qind.

Në krahasim me janarin e vitit të kaluar, është vërejtur rritje për 4,2 për qind.