Janë regjistruar mbi 60 mijë mërgimtarë, më së shumti nga Zvicra

Regjistrimi i diplomacisë përfundon sot, por vazhdon për diasporën, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai ka njoftuar, se deri më tani janë regjistruar mbi 60 mijë mërgimtarë. Më së shumti nga Zvicra, rreth 16 mijë.

“Në vendin e parë është Zvicra me rreth 16 mijë, që është një e katërta më pak nga shifra e pritur. Pas saj, vjen Gjermania me 10 mijë, Italia me 6 mijë, ndërsa në Kanada dhe Australi kemi rezultate edhe më të dobëta”, tha Osmani
Ministri Osmani, Premton se Ministria që udhëhiqet nga ai, po bën punë aktive në promovim e procesit të regjistrimit, për çfarë grupi i formuar, vazhdimit përcjell linjat telefonike ku mund të paraqiten qytetarët për të treguar vështirësitë gjatë regjistrimit.

Dy linjat telefonike janë:
+38971483313
+38971483291
Ndërkaq, regjistrimi do të mund të bëhet nëpërmjet ueb faqes “Census.stat.gov.mk”.

Ministri Osmani ka treguar se ky proces ka rëndësi, për shkak se pas sigurimit të numrave, qartë do të mund të kanalizohen shërbimet për diasporën.
Meqë vazhdimisht opozita maqedonase bën thirrje për shtyrje të procesit, për shkak të “gjendjes së vështirë me pandeminë Covid-19”, Osmani vlerëson se institucionet tashmë kanë përvojën e duhur për të kryer aktivitetet edhe në pandemi.