Janë pastruar 700 metra katrorë sipërfaqe publike në Çair


Shërbimet e Qytetit të Shkupit punojnë edhe gjatë natës.

Mbrëmë vonë, në lokacionin në kryqëzimin në mes të rrugës “Xhon Kenedi” dhe bulevardit “Brigada Kosovare e Maqedonisë” në komunën e Çairit, është realizuar aksioni i natës për pastrimin e mbeturinave.

Nga hapësira publike janë pastruar 700 metra katrorë dhe janë hequr 50 metra kub mbeturina, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.