Janë mbyllur të gjitha pikat kufitare të RMV-së, lëshohen vetëm kamionët, kori diplomatik dhe personat me leje të posaçme

Nga LAMM përkujtojnë se për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi.

Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.