Janë mbledhur votat e nevojshme për shkarkimin e Mickovkit?

Këshilli inicues për reforma në VMRO-DPMNE, ka caktuar Kongres të ri të partisë më datë 28 mars. Ky këshill, pretendon se ka grumbulluar numër të mjaftueshëm të delegatëve të cilët e kanë zgjedhur kryetarin aktual Hristijan Mickovski. Ata thonë se Mickovski nuk ka plotësuar asnjë nga premtimet e dhëna kur u zgjodh kryetar i partisë për reformim dhe kthim në rrugën e fitoreve, prandaj duhet të shkarkohet.

Kurse Mickovski dhe përkrahësit e tij e vlerësojnë si jolegjitime këtë iniciativë, duke akuzuar udhëheqësit e saj se punojnë në shërbim të LSDM-së, transmeton gazeta Lajm. Mickovski e quan iniciativën si “Koalicioni Marriot”, duke aluduar se udhëhiqet nga ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, bashkëpronar në hotelin më luksoz në Shkup.

Mirëpo të njëjtat akuza vijnë edhe nga udhëheqësit e iniciativës, të cilët vlerësojnë se pikërisht qëndrimi i Mickovskit në kreun e partisë i konvenon LSDM-së, sepse kundër tij Zoran Zaev e ka më lehtë të shënojë fitore në zgjedhje