Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit. Sipas MPB-së, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 96 masa, nga të cilat 17 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 8 sanksione për drejtim të automjeti pa patentë shoferi, gjashtë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, tetë sanksione për përdorimin e celularit dhe pesë sanksione për kalim në dritën e kuqe të semaforit.
“Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, informojnë nga MPB-ja.