Gjendja me zj*arret në vend vazhdimisht po ndryshon. Përderisa disa po lokalizohen apo tërësisht po vihen nën kontroll, disa të tjerë shpë*rthejnë. Çdo orë hapen vatra të reja. Po veprohet me të gjitha forcat dhe resurset e disponueshme, por kushtet e motit – temperaturat e larta dhe era e fuqishme, po e vështirësojnë situatën.
Prej dje, në mbarë territorin e vendit është shpallur gjendje krize e cila do të zgjatë 30 ditë, ndërsa Shtabi kryesor për menaxhim me kriza e ndërmori koordinimin për lu*ftë kundër zj*arreve.
Është sjellë edhe Plani I aks*ionit për preventive dhe përballje me zj*arret.
Kompetentët thonë se sipas sistemit të veprimit, për 20 deri 30 minuta, me një paraqitje, sigurohet ndihmë me kërkesë të njësisë zja*rrfikëse apo komunës. Veprohet sipas parimit të prioriteteve me ç’rast kyçe janë jetët njerëzore dhe objektet, ndërsa fushat dhe pyjet me drunj të shkurtë janë në plan të dytë. Ata njëherit bëjnë thirrje të mos përhapet panic mes popullatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të sillen ndërgjegjshëm, të jenë shumë të kujdesshëm, sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël nga pajisja elektrike apo filteri I cigares për të shpërthyer zj*arr.
“Gjendja po ndryshon nga minuta në minutë, ndërsa vegjetacioni I thatë, temperaturat e lart dh era kontribuojnë për përhapje të shpejtë të zjarreve ekzistuese dhe dukuri të vatrave të reja”, tha drejtori I QMK-së, Stojançe Angellov. Sipas tij, ekzistojnë disa dyshime të caktuara se bëhet fjalë për djegie të qëllimshme sepse disa nga zjarret kanë shpërthyer përnjëherë. Por, atë do ta hetojë MPB-ja.
Dje, policia nga SPB Manastir privoi nga liria një person nga Leva Reka, I dyshuar se e ka shkaktuar zj*arrin në fshat, me ç’rast u dogj pylli me drunj të shkurtë.
Siç informuan nga QMK, në shuarjen e zj*arreve, në terren janë rreth 300 ushtarë të Armatës. Po veprojnë edhe tre helikopterët nga Serbia. Nga Bullgaria kanë ardhur 25 zj*arrfikës me 11 automjete, nga Sllovenia 40 zj*arrfikës me 16 automjete, ndërsa nga Austria priten 120 zjarrfikës me 40 automjete. Kërkohet mbështetje edhe me helikopterë.
Më kritikë janë rajoni I Dellçevës – Pehçevës, I Kumanovës dhe i Prilepit ku ka 18 zjarre. Edhe në Shkup dje aktivë ishoin 18 zjarre, ndërsa zjarrfikësit për vetëm 2,5 orë intervenuan mbi 20 herë. U djeg edhe qarku I fabrikës “OHIS”, por zj*arri u lokalizua menjëherë.
Qeveria vendosi që Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të marrë 15 000 litra derivate dhe 5 000 litra derivate të naftës për përballje me zj*arret nga rezervat e mallrave si kompensim. Në pajtim me vendimin, Agjencia për rezerva të mallrave është e detyruar të dorëzojë 5 000 litra Eurodizel pa kompensim, për automjetet zjarrfikëse.