Janakieski nga Shutka kërkon ndihmë!

Ish-ministri Mile Janakieski, i akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Speciale ka dërguar letër deri tek “Llupa e Gjerbërt – Zelena Llupa” në të cilën ankohet se i janë shkelur të drejtat e njeriut. Ai nga burgu i Shutkës thotë se seancat gjyqësore ndaj tij janë caktuar shumë shpesh, gjegjësisht nuk ka kohë që të përgatit mbrojtje cilësore. Janakieski thotë se në 85 ditë pune i janë caktuar 57 seanca.

Letra e Janakieskit është adresuar deri tek Vane Cvetanov kryetar i shoqatës “Llupa e Gjerbërt”, i cili gjerë sa ishte ministër Janakieski ankohej nga “regjimi i Gruevskit”.

“Zelena Llupa informon se ka marrë letër nga i akuzuari Mile Janakieski, në të cilën ankohet se atij i janë shkelur të drejtat e njeriut”, thonë nga kjo shoqatë, duke theksuar se do të rishikojnë letrën e dërguar dhe do të dërgojnë shkresë deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1-Shkup.