“Jam në gjyq, nuk dua të zëvendësohet babi dhe mami, me prindi 1 dhe prindi 2”: Pastori Akil Pano

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se duhet të lartësojmë vlerat që lidhen me kujdesin, dashurinë, të qenurit të përkorë, t’i japim dinjitet njeri tjetrit, duke vlerësuar njeri-tjetrin, të ndërtojmë një kulturë nderimi, respekti dhe vlerësimi, jo kulturën e intrigave.

Sipas tij, kultura e dhυnës, nuk bën më përshtypje. Ai rrëfeu se është në një gjγq në Gjykatën Administrative Tiranë, lidhur me gjuhën e υrrejtjes dhe diskrίmίnίmίt, ku Komisioneri e ka cilësuar si një person që ka konsumuar gjυhë υrrejtje kundër komunitetit LGBT.

Unë kam thënë që unë i dua shumë, por nuk bie dakord me programin e tyre në raport me fëmijët. Këtë kam thënë. Kam thënë se është shumë e rëndësishme se domaini i kujdesit lidhur me orientimin gjinσr të qëndrojë te familja.

Kam thënë kur jam pyetur në emisione televizive në raport me prindin 1 dhe prindin 2, kurrsesi në kulturën tonë nuk duhet ndryshohet nocioni mami dhe mami, dhe nuk duhet zëvendësuar babi dhe mami me numra.

Se atëherë kemi të bëjmë me një koncept dehυmanizues të qenies, numri e zhvendos botën e shpirtit dhe të esencës së qenies nga qenia. Për shkak se kam përdorur fjalën dehumanizim është përdorur kjo, dhe Komisioneri thotë se me shumë mundësi e ke nxjerrë Biblën nga konteksti në mbrojtjen prej 37 faqesh.

Është hera e parë në kulturën post komuniste në Shqipëri, që krijohet një precedent i tillë, që një institucion sekular, merr përsipër të interpretojë shkrimin e shenjtë më mirë se një klerik dhe institucion fetar.