“Jam më i fortë se virusi”, vdes nga COVID-19 polici që ishte kundër vaksinimit

Një polic 58 vjeç në Itali, i cili ishte kundër vaksinimit, ka ndërruar jetë në spital pas inf*ektimit me Covid-19.
Mediat italiane raportojnë se Candido Avezzù, vd*iq më 29 gusht në spitalin Jesolo për shkak të komplikimeve që iu shfaqën pas inf*ektimit me Covid-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus më 28 korrik dhe gjendja e tij u përkeqësua më 10 gusht, ku u transferua në terapi in*tensive.

Në mediat sociale Avezzù tregoi atë që po ndodhte me të. Më 28 korrik, duke u vendosur në spitalin Jesolo, ai shkroi në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj të shkoj në shtëpi këtë mëngjes”.

Një postim tjetër dhe përfundimtar u shfaq më 10 gusht. “Po hyj në terapi int*ensive”.
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, bashkëshortja e policit shpjegoi idetë e burrit të saj mbi Covid dhe vaksinën. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”.