“Jam kërc*ënuar me vd*ekje” – Flet familjari i dy prej vi*ktimave të Tetovës: Dua drejtësi

Zj*arri që shp*ërtheu të mërkurën, më 8 shtator, në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe 12 u lë*nduan, ka ngritur pyetjen për kushtet dhe trajtimin e pacientëve.
Ibin Emshiu, i cili humbi vëllain dhe babain nga tra*gjedia shprehet se është detyruar të vijë nga Italia që të kujdeset për babain.
Ai thotë se drejtësinë do ta kërkojë edhe në organet kompetente në Itali, sepse familjarët që vd*iqën posedonin edhe dokumentacion të shtetit italian. Madje për paraqitjet e tij publike ai është kërc*ënuar këto ditë me vd*ekje.

“Baba erdhi prej Italie në Maqedoninë e Veriut për pushime me PCR test negativ, por dy ditë më vonë ai u in*fektua në Maqedoni. Ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Unë isha në Itali, por familjarët e mi e kanë thirrë ndihmën e shpejtë, por nuk ka ardhë dhe u kanë thënë prej atje se nuk kanë shtretër të lirë. Por, ne nëpërmjet një shokut i cili punon në spital, ku ai doktori e ka organizuar që babën ta pranojnë urgjentisht në spital, sepse ndryshe nuk kemi mund”, shprehet Emshiu.

Nistori: Si kanë qenë kushtet dhe trajtimi në spitalin modular në Tetovë?
Ibin Emshiu: Ai spital nuk i kishte as kushtet minimale, nuk kishte personel të mjaftueshëm dhe jam detyruar unë të vij nga Italia dhe të kujdesem vetë. Me nder qofshi, m***n dhe sh***n e kam pa tu dal prej WC-ve. Kush mbrinte hynte aty. Nuk kishte asnjë rregull dhe nuk respektoheshte asnjë protokoll. Unë këto sende i kam incizu me telefon, ato video do t’i jepen prokurorisë së shtetit italian. Sepse ata kanë pas sigurime dhe dokumentacion të Italisë. Unë këtë punë nuk e lë këtu, do ta çoj punën deri te institucionet e Italisë. Drejtësia duhet të shkoje deri në fund. Unë këto ditë kam qenë i kërc*ënuar në rrjetet sociale dhe më kanë shkruar se “ke kujdes, se mund të jesh i vr*amë”. Unë edhe pl*umbin da ha, sepse e foli realitetin dhe drejtësinë çka kam pa. Madje, unë tani kam filluar të frikësohem që mos bëhet diçka edhe me mua.

Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar nga BE-ja dhe NATO-ja ndihmë ekspertësh për një he*tim sa më të shpejtë ndërkombëtar dhe të qartësohet gjithçka lidhur me këtë rast.