“Jam 191 cm i gjatë”/E pëson i riu, policia e zbret në tokë, e mat dhe e arreston

Barsoletat për shoferët që nuk mbajnë rrip sigurimi gjatë drejtimit të mjetit janë të pafundme. Me siguri çdokujt mund t’i kujtohet menjëherë një e tillë, për shoferë që i thonë policit se “nuk lidhet burri për 5 mijë lekë”. Por një shofer i tillë ka kaluar përtej çdo imagjinate dhe sensi humori. Ai është një i ri nga Shkodra dhe ka inicialet S.B. Duket se nuk e ka pasur shumë me dëshirë vendosjen e rripit të sigurisë dhe siç kuptohet, as policët dhe as gjobitjen për këtë fakt. Ndaj ai ka bërë atë që asnjë shofer nuk e ka bërë në realitet: Ka shfrytëzuar Kodin Rrugor që parashikon mosvendosje rripi sigurie për personat që janë të gjatë.

Dhe për këtë ka marrë një vërtetim nga një mjek. Por ajo që e ka tradhëtuar shoferin e pazakontë nuk është as dokumenti dhe as sjellja e tij, por mospërputhja mes shtatit të shkurtër dhe dokumentit që e përshkruan mbi 1.90. Për këtë fakt, sipas burimeve pranë policisë së Tiranës, shtetasi S.B. u arrestua nga departamenti kundër krimit ekonomik për akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Si u zbulua?

Shoferit në fjalë iu ngrit tabela për të qëndruar, tha një burim policor nga një patrullë e policisë rrugore. Patrulla gjendej në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe qytetari drejtonte një mjet tip Ëolksvagen pa vendosur rripin.

Ajo që ka ndodhur më pas përshkruhet në deklaratën e arrestimit të të riut. Shoferi ka dorëzuar një dokument shëndetësor ku shkruhej se shoferi përjashtohej nga detyrimi i mbajtjes së rripit të sigurimit pasi ishte i gjatë mbi 191 centimetra. Policia shton se patrulla policore dyshoi ngaqë shoferi nuk dukej aq i gjatë sa përshkruhej në dokumenta