Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me Covid19. Teksa ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij. “Po gjatë të së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi. E përvec Krasniqit, në Kosovë deri tani janë konfirmuar pozitivë me Covid19 edhe shumë zyrtarë të tjerë të fushës politike. Megjthëkëtë, në gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe 241 raste me ko*ronaviru*sin bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rastet e reja rezultuan nga testimi i 419 mostrave dhe numrin më të madh të tyre e ka Komuna e Prishtinës: 86 raste. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjashtë pacientë kanë hu*mbur jetën. Shifra e përgjithshme e vikti*mave një ditë më parë ka qenë 144, ndërsa sot është 150.