Jakimovski para gjykatësit, PTHP kërkon paraburgim

Ish-Kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski dhe dy punonjës komunal janë kapur sot nga policia për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Jakimovski derisa ishte kryetar komune, ka kryer legalizim të tokës me çka e ka zvogëluar çmimin e tokës shtetërore. Nga reparti për krim të organizuar kanë thënë se është kryer keqpërdorim i një milion eurove, kjo përbën ndryshim midis çmimit real dhe shitjes në bazë të procesit të legalizimit, gjithashtu janë marrur edhe dy punonjës tjerë të komunës mëngjesin e sotëm.

Jakimovski duheshe të dorëzohet para gjykatësit në procedurën paraprake në Gjyqin Penal. Në gusht të vitit 2018 i ishin shqiptuar masa kujdesi në hetimin e hapur të prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nga Tetori i vitit të kaluar ai dyshohet në hetimin e rastit të PSP-së “ Harmonia”.

Në gusht të vitit të kaluar, Jakimovski ishte kapur nga policia dhe të njëjtit i janë shqiptuar masa kujdesi pasi PTHP-ja kishte njoftuar se i njëjti së bashku me katër të punësuar të tjerë, duke bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare e kanë dëmtuar buxhetin e komunës Karposh me gjithsej 36.634.675 denarë, duke mundësuar kështu që të përfitojnë personat juridik Alkonproekt në vlerë prej 33.789.441 denarë dhe S.M Kompani në vlerë prej 2.845.234 denarë.

Më 23 gusht policia financiare ka dorëzuar procedim të ri penal kundër Jakimovskit dhe dy personave të tjerë nga kompani të ndërtimtarisë, duke i ngarkuar për ndërtim të paligjshëm.

Procedimet janë dorëzuar përshkak të zhvendosjes së dy barakave të vjetra komunale, duke i rivendosur të njëjtat në oborrin e shkollës fillore “Lazo Trpevski” në vitin 2012 dhe 2013.