Jahti përplaset me shkëmbin dhe i merr jetën bosit të maskave anti-Covid, kapiteni dyshohet se po bënte garë me varkën e Berluskonit (VIDEO)

Një jaht luksoz që u aksidentua në plazhet e ishullit të Sardenjës, duke lënë të vdekur milionerin britanik Dean Kronsbein që njihet për prodhimin e maskave anti-covid, dyshohet se në momentin e incidentit ka qenë duke garuar me jahtin e Silvio Berlusconit.

Një ditë e këndshme në ujë në brigjet e Sardenjës u shndërrua në tragjedi të dielën vonë, teksa jahti i Kronsbein u nis drejt vendpushimit milioner të Porto Cervo, ku ai zotëron një vilë.

Milioneri 61-vjeçar u hodh në ujë pasi jahti i tij “Magnum Amore” u përplas në një shkëmb ndërsa kapitetni ndërmori veprime evazive për të shmangur një anije tjetër.

Edhe pse ai u tërhoq ende i vetëdijshëm nga deti, Kronsbein, pësoi një atak fatal në zemër në bordin e një jahti tjetër që e shpëtoi atë. VIDEO