Jahti luksoz i Jeff Bezos shihet në Sarandë, njeriu më i pasur në botë ndodhet në Shqipëri?

Mëngjesin e së mërkurës është parë në brigjet e detit të Sarandës jahti luksoz i njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos.
Jahti i quajtur “Flying Fox”, përdorimi javor i të cilit kushton tre milionë euro, është fotografuar në portin e Sarandës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se njeriu më i pasur në botë mund të ndodhet në bregdetin shqiptar, nga ku edhe mund të blejë naftë pa akcizë.
“Flying Fox” shquhet si një nga jahtet më të shtrenjta dhe luksoze në botë.

Ai është i gjatë plot 136 metra dhe mund të mirëpresë në kuvertën e tij deri në 25 mysafirë, ka 11 kabina, të gjitha me tarraca private me pamje nga deti – thuhet sipas përshkrimi biografik në faqen zyrtare të jahtit.
Një tjetër veçanti e “Flying Fox” është pishina 12 metra, e cila shkon tërthor në kuvertën kryesore, e para për një super jaht të kësaj madhësie, teksa ka gjithashtu edhe një pistë helikopteri në të
Kujtojmë që këtë vit është parë në brigjet e Durrësit edhe jahti i milionerit, Dan Bilzerian, i njohur gjithashtu edhe si “mbreti i Instagramit”.