Jahjaga: Para zgjedhjes sime, Kosova ishte në prag të lufës civile


Që prej largimit nga posti i të parës së shtetit, Atifete Jahjaga ka mbajtur një sërë ligjëratash, kryesisht në SHBA.

Në një intervistë për “Brown Daily Helard”, pas një ligjërate në Brown University në Providence të Rhode Island, Jahjaga kishte thënë në tetor të vitit të kaluar se “Kosova ishte për pak e përfshirë në luftë civile” para zgjedhjes së saj në post, raporton Koha.net.

“Pak para zgedhjes së Jahjagës në vitin 2011, pasi që zgjedhja e ish-kreut të shtetit, Behgjet Pacollit u vlerësua kundërkushtetuese, vendi ishte në prag të luftës civile, i tha Jahjaga The Heraldit”, shkruante gazeta në tetor 2019.

Në ligjëratë, Jahjaga kishte thënë se ka luftuar stereotipet gjinore me punën e saj në Policinë e Kosovës, duke propozuar, mes tjerash, që gratë police të vishnin mini-funde.

“Bazuar në shërbimin dhe integritetin e saj në forcën policore, Jahjaga u nominua për të qenë presidente e Kosovës në vitin 2011. Brenda 24 orësh, ajo u zgjodh. Edhe pse në fillim hezitoi ta pranojë ofertën, më vonë e pranoi. ‘Isha mësuar ta thyej xhamin e qelqtë vazhdimisht nga pak, por këtë herë e kisha thyer të tërin’”, i kishte thënë Jahjahga Heraldit.