Ja vendimet e fundit të Qeverisë


Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 101-të, ku vendosi që ngjarjet sportive, kafenetë, seminaret, koncertet dhe aktivitetet e ngjashme të mund të zhvillohen me 30 përqind në hapësira të mbyllura, 50 përqind në hapësira të hapura, por gjithmonë duke pasur së paku dozën e parë të vaksinës.

“Vazhdon të jetë e ndaluar mbajtja dasmave, ditëlindjeve dhe festive private në hapësira të mbyllura të objekteve hotelerike, si dhe gjithë masat tjera të marra nga seanca e 99-të, përmes së cilave për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pavarësisht kapacitet dhe numrit të pjesëmarrësve është e patjetërsueshme posedimi i vaksinë së paku me një dozë, tejkalimi i virusit 45 ditët e fundit dhe mosha nën 18 vjeçar”, njoftojnë nga Qeveria, duke përkujtuar edhe hyrjen në kufi me njërin nga tre dokumentet.

Në këtë seancë u miratua edhe Plani për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme për vitin shkollor 2021/22.
Në këtë seancë u shqyrtuan edhe dë*met e shkaktuara nga zja*rret që e kapluan vendin tonë gjatë verës, duke dje*gur rreth 442 mijë metra kub dru.

Për këtë, Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë” kanë marrë obligim nga Qeveria për realizimin e programit për mbjelljen e drunjve gjatë stinës së vjeshtës.
“Ne bazë të propozimit të Shtabit të përgjithshëm për menaxhimin me kr*iza, Qeveria e ka ndërprerë vendimin për ndalesën e lëvizjes në male”, njoftojnë nga Qeveria.