Ja si ndodhi ngjarja në Sellcë, djali del nga Bardovca dhe the*rr nënën!

45 vjeçari U.D. nga fshati Sellcë i Tetovës katër vitet e fundit ka vuajtur nga çrregullimet mendore, pasi gjendja e tij është rënduar U.D. është dërguar që të qëndroj në Spitalin Psikiatrik në Shkup ku është kuruar brenda 3 viteve raporton Pa Censurë.

Ai javët e fundit është kthyer në shtëpi ku bashkëfshatatët vazhdimisht e kanë takuar në kafenenë e lagjes dhe thonë se ka qenë në gjendje relativisht të mirë.

Arsyet se pse ka qenë jashtë i lirë dhe nuk ka qenë duke u kuruar në Spital për Pa Censurë nga “Spitali Psikiatrik në Shkup” thanë se për shkak të protokolleve të Spitalit nuk mund të japim asnjë detaj për pacientët.

U.D. edhe sot në mëngjes rreth orës 7:30 është zgjuar dhe ka vajtur për të pirë kafe tek lokali që shkonte çdo ditë, është dukur i qetë dhe pa shenja agresive se mund të ndërmerr një hap të tillë makabër!

Ai ështe kthyer në shtëpi dhe ka kryer kri*min makabër ndaj nënës së tij, duke i prerë kokën me sëpatë!

Në këtë rast edhe njëherë vihet në pikëpyetje kurimi i cili bëhet në këto Spitale Psikiatrike në shtetin tonë, pasi një person i pakuruar mirë i cili lihet i lirë nga Spitali do të thotë rrezik për rrethin dhe familjen, drama mund të ishte shumë më maka*bre se kaq, duke humbur jetën numër më i madh i njerëzve! Pa Censurë vazhdimisht ka raportuar për kushtet ç’ngjerzore në të cilat kurohen pacientët e Spitalit Psikiatrik… në këtë link mund t’i ndiqni pamje: Kliko këtu