INFORMATË – Shtabi i krizës #COVID19 -05.04.2020
Me datë 05.04.2020 Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës lidhur me përhapjen e COVID19 në teritorin e komunës së Tetovës, informon qytetarët si vijon :
Sot me datë 05.04.2020 në teritorin e Komunës së Tetovës dhe më gjërë janë regjistruar 12 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është 29 persona. Numri i të infektuarve sipas komunave, në Tetovë dhe në komunat e rajonit të pollogut është si vijon:
-16 në komunën e Tetovës -5 në komunën e Tearcës -4 në komunën e Bërvenicës -2 në komunën e Bogovinës (prej të cilëve 1 person ka ndëruar jetë) -1 në komunën e Zhelinës -1 person nga Radovishi i cili gjendet në karantinë shtetërore në hotelet e Kodrës së Diellit
Nga Spitali Klinik në Tetovë rikonfirmuan qëndrimin se janë në gadishmëri të plotë si me pajisje ashtu edhe me perosnel ahëendetësor pët të shërbyer qytetarët në rast të një përhapjeje më të madhe të virusit COVID19 ditët dhe javët në vijim.