Gjendja shëndetësore e dymbëdhjetë pacientëve që shpëtuan nga zj*arri që kaploi spitalin modular në Tetovë është stabile dhe jashtë rre*zikut për jetët. Asnjë nga të mbijetuarit nuk ka pasur lë*ndime nga zj*arri ndërsa po kurohen nga koronavirusi.
Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga kovidi që shërohen domethenë nuk ka me dj*egie dhe janë në gjendje stabile të mirë – Hanife Demiri, motra kujdestare.
Demiri thotë se sot nuk ka pasur vizita të pacientëve nga ana e familjarëve.
Jo jo, ne jemi duke u kujdesur për pacientët ne motrat dhe tekniku – tha Hanife Demiri, Infermiere.
Përndryshe, natën e kobshme për pacientët e spitalit modular që shëroheshin nga koronavirusi në Tetovë, nga gjithsej 26 të pranishëm sa ishin brenda, bashkë me motrat, mjekët dhe dy civilë, mbijetuan tr*agjedinë vetëm 12 pacientë, ndërsa 14 humbën jetët në zj*arrin që përfshiu modularin.