Ja si dukej nga brenda kamioni ku u kapën 400 kilogram ko*kainë në Lipjan (VIDEO)

Emisioni “Kallxo përnime” ka shfaqur pamje ekskluzive të një prej operacioneve më të mëdha të Policisë së Kosovës kundër trafikut të dr*ogës. 400 kilogramë dr*ogë të llojit ko*kainë ishin kapur në oborrin e një kompanie private në hyrje të Lipjanit në mes të muajit maj. Ko*kaina kishte qenë e kamufluar në paketim të mishit të pulës në kamionin i cili po e barte atë. Bahri Shala nga Policia e Kosovës tregon se çka kishin gjetur në vendin e ngjarjes.

“Janë gjetur 400 paketime nga 1 kilogram dr*ogë të llojit ko*kainë. Paketimet kanë qenë të mishit të pulës por në vend të mishit ka qenë dr*oga. Gjatë kohës së kryerjes së aksionit në Lipjan, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarëve”, ka thënë Shala.

Ndërkaq, prokurori i rastit, Valdet Gashi ka rrëfyer se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë e Italisë dhe se rasti ka qenë duke u hetuar tash e disa ditë. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se sipas informatave dërgesa është nisur nga Brazili.

Isufaj ka rrëfyer se si kishin marrë informatën fillestare për nisjen e këtij operacioni anti-dr*ogë dhe se gjatë tërë kohës kishin bashkëpunuar me autoritetet italiane dhe shqiptare ndërsa kryeprokurori ka konfirmuar se pjesë e aksionit ka qenë edhe DEA amerikane.

“Në momentin kur kemi marrë vesh ne kemi bashkëpunuar me shtetin shqiptar dhe atë italian. Fillimisht është marrë një informatë se në një dërgesë të nisur nga Italia që është nis për Kosovë ka narkotik. Ka ardh nga Brazili, por informatën e kemi pas atë saktë që kur ka ardhë në Itali dhe që nga atje ka qenë gjithcka e monitoruar dhe kontrolluar, çdo lëvizje ka qenë në dijeni tonën”, ka thënë ai.