Ja si duhet të veproni gjatë tërmeteve!

Po bëhen të shpeshta tërmetet në vend, andaj më poshtë ju sjellim disa metoda se si t’i përjetoni më lehtë të njëjtat.

Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës (e njohur si tërmet).Tërmetet nuk mund të parashikohen, por mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre. Nga intensiteti i tërmetit varen edhe efektet shkatërruese të sipërfaqes së tokës. Më së shpeshti matet me shkallët Merkalievit nga 12 shkallë. Magnituta e tërmetit paraqet njësinë matëse e sasisë së energjisë të lëshuar në epiqendër – epiqendrën e tërmetit dhe është shprehur në shkallë të Rihterit, e cila nuk ka kufi të sipërm, por deri më sot nuk janë regjistruar tërmete me fuqi prej 10 njësive – shkallë. Zakonisht janë paraqitur deri me 9 njësi.

SI TË VEPROJMË GJATË KOHËS SË TËRMETIT?
RRINI TË QETË DHEMOS LEJONI QË TU KAP PANIKU
Duhet të jeni të vetëdijshëm se pas dridhje së parë shumë shpejtë mund të vijnë edhe dridhjet e tjera më të fuqishme.

MOS BËJ PANIKË! MOS U MUNDONI TË LARGOHENI!
SHTRIHUNI NË DYSHEME, mblidhu dhe mbroje kokën. Ndërsa nëse jeni në ndonjë vend të hapur gjatë kohës së tërmetit, ju menjëherë strehohuni në një vend të sigurt: te pragu i derës, muret bartëse, poshtë tavolinës ose pjesë të tjera të forta të mobilieve, ose mbuloni fytyrën edhe kokën me duar dhe strehohuni në këndin e murit të brendshëm të ambientit dhe qëndroni aty derisa të zgjatë dridhja. Nëse jeni i shtrirë lëshohuni afër shtratit dhe mbroni kokën me duar. Largohuni nga dritaret, xhamat, nga muret e jashtme dhe dyert ose çdo gjë që lehtësisht mund të rrëzohet siç janë dollapët, raftet, abazhurët ose objekte të ngjashme. Qëndroni në ambiente të mbyllura për aq kohë sa zgjasin dridhjet (lëndimet më të shumta ndodh gjatë përpjekjeve për tu larguar nga hapësirat e mbyllura derisa zgjasin lëkundjet) sa kohë zgjasin lëkundjet mos përdorni ashensorin. Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer). Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete. Ndaloni nëse keni mundësi, por shikoni mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion. Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjëve, mbikalime ose kabllo elektrike.

→Vazhdoni me kujdes kur të ndalen lëkundjet, Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti. Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme). Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer).

SI TË VEPRONI KUR GJATË KOHËS SË TËRMETIT JENI NË AUTOMJET?
Ndaloni nëse është e mundur, por mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion, Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjtëve, mbikalimet dhe kabllove elektrike, Vazhdoni i kujdesshëm kur të ndalen lëkundjet,
→Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.

SI TË VEPRONI KUR NDODHENI NËN RRËNOJA?
MOS NDIZNI SHKREPSE. MOS LËVIZNI DHE QËNDRONI I QETË.
GODITNI GYPAT OSE MURIN që të mundet ekipet e shpëtimit të ju gjejnë. Nëse keni BILBIL përdorni atë. BËRTISNI VETËM nëse është zgjidhja e fundit (me bërtitjen mund të thithni sasi të mëdha të pluhurit, dhe ai është shumë i rrezikshëm). Ruani vetëdijen dhe MUNDOHUNI që të orientoheni. Nëse jeni i shtypur me material, FILLONI ME MENJANIMIN e të njëjtave (kurseni forcën dhe KUJDES nga mjetet e mprehta dhe nga lëndimet tjera).

SI TË VEPRONI PAS VALËS SË PARË TË TERMETEVE?
DUHET TË JENI TË PËRGATIRUR PËR LËKUNDJE TË TJERA. Nëse objekti është i dëmtuar për shkak të mundësive të paraqitjes së lëkundjeve të tjera, LARGOHUNI I QETË, pa panik (fillimisht nënat me fëmijë, të sëmurë, pleq dhe persona me aftësi të kufizuar). Nëse jeni në objekt të dëmtuar dhe ndjeni erën e gazit ose vëreni KABLLO TË KËPUTURA, MOS NDIZNI QIRI OSE SHKREPSË (ekziston rreziku për eksplozivë). NDIQNI UDHËZIMET nga institucionet kompetente. Telefonin përdorni minimalisht (të mos ngarkohet linjat). Mos shfrytëzoni veturë që ekipet e shpëtimit të veprojnë me efikasitet.