Ja si do të duket iPhone 13 (FOTO)

Thashethemet në lidhje me iPhone 13 janë përhapur tashmë përpara prezantimit të tij të pritur më vonë këtë vit.
Apple parashikohet të lëshojë katër pajisje paksa të ndryshme në serinë e saj iPhone 13, duke u mbështetur në iPhone 12 mini, iPhone 12 dhe dy variacionet Pro. Ekspertët e teknologjisë në “Let’s Go Digital” kanë treguar se çfarë pamje mund të ketë.

Dizajni duket mjaft i ngjashëm me iPhone 12 Pro, përveç që ka një stil kamera paksa të ndryshëm dhe disa ndryshime në dizajn. Skajet e drejta dhe anët e sheshta janë akoma të paraqitura në modelin e ri të propozuar ashtu si në iPhone 12.

Sidoqoftë, “Let’s Go Digital” sugjeron që iPhone 13 Pro nuk do të ketë asnjë portë për fisha dhe për këtë arsye do të jetë i pajtueshëm vetëm me karikimin pa tel. Projektuesi grafik “Technizo Concept” është gjeniu që qëndron pas interpretimeve shumë bindëse dhe një video shoqëruese në YouTube.

Një ekran “OLED” me ekran 6.1 inç lë të kuptohet për iPhone 13 Pro ashtu si në iPhone 12 Pro. Disa thashetheme sugjerojnë që iPhone 13 do të vijë me një ekran ‘gjithmonë të ndezur’, që do të thotë se gjithmonë mund të tregojë gjëra të tilla si koha dhe përqindja e baterisë tuaj edhe kur ekrani juaj është i kyçur. Kjo lloj teknologjie është parë në telefonat Android për vite me radhë.