Ja si dhe kujt duhet ti jepet zeqati, hoxha Jakup Asipi!

Nga hoxhë Jakup Asipi

Nëse një gruas i ka vdekur burri dhe ajo e njeh zanatin e rrobaqepësisë, nëpërmjet mekanizmave të institucionit të zeqatit islam, asaj i dhurohet një makinë për qepje dhe 100 metra material – kumash dhe i thuhet që nga ai moment të fillojë të punojë me çmime, që ta zhvillojë jetën ekonomikisht.

Asaj nuk i dhurohen 50 euro e pastaj t’i kthehet shpina, ajo i shpenzon ato për një ditë e pastaj nesër duarthatë. Jo, zeqati është i interesuar që ta nxjerr të varfrin nga varfëria, jo ta ndihmojë. Pastaj, bujkut i cili ka ra në zero i dhurohet një kali dhe mekanizmi lëvrues i tokës dhe i thuhet që ta vazhdojë punën për t’u ngritur në këmbë ekonomikisht. Kështu, sistemi i zeqatit i nxjerr të varfrit nga varfëria.

#JakupAsipi