Ja si bëhet testimi për koronavirus në spitalin e Shkupit (VIDEO)

Emisioni KOD që emitohet në TV Telma ka bërë një video reportazh se si bëhet testimi për koronavirus në një nga laboratoret e spitalit klinik të Shkupit.

Udhëheqja e emisionit Snezhana Lupeska është pacientja të cilës i është bërë testimi.
Përndryshe dje ministri Filipçe informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 raste të reja me të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 354.

Numri i të infektuarve në Shkup ka mbërritur në 183, ndërsa në Kumanovë 54. Lajmi i mirë është se në Dibër numri i të prekurve vazhdon të mbetët 47 tashmë dy ditë, pasi që nuk ka asnjë rast të ri.