Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 163 gjoba për shkelje të rregullave në trafik. 24 prej tyre për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se janë shqiptuar edhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë, 7 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 60 të tjera për parkim të parregullt.