Ja sa vota mund të marr Blerim Reka nëse bëhet krahasimi me zgjedhjet paraprake !

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 në Maqedoni, kandidatët shqiptarë morën rreth 250 mije vota.

Kandidati nga Demokracia e re Imer Selmani kishte marrē rreth 150 mijē vota, përfshirë disa vota edhe të komuniteteve tjera.

Kandidati i BDI-së Agron Buxhaku kishte rreth 70 mijë vota, ndërsa Mirushe Hoxha nga PDSH rreth 30 mijë vota.

Në zgjedhjet e tanishme presidenciale kemi vetëm një kandidatë shqiptar, Blerim Rekën. Nëse i njëjti në raundin e parë merr mbështetjen e shqiptarëve, mund të ketë rreth 250 mijë vota.

Ky numër mund të rritet në Reka synon ta përhap fushatën edhe në rajone tejra ku jeton komuniteti maqedonas, turk, rom etj.